Policia e Kosovës ka arrestuar shtatëmbëdhjetë të dyshuar në tri rajone të ndryshme për përfshirje në veprimtari penale.
“Policia, konkretisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj)-Prishtinë, pas një hetimi paraprak, me datë 28.08.2018 ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Prej të arrestuarve janë dy femra dhe një mashkull të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”.
Kurse 11 të dyshuar të tjerë janë arrestuar për “Marrje me Prostitucion”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, me aktvendimin e të cilës të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Po ashtu, më 28.08.2018 NjHTQNj-Ferizaj, pas një hetimi të bërë, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”. Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt”, vazhdon më tej njoftimi.
Kurse në rajonin e Gjilanit, policia ka arrestuar dy persona për shkak të dyshimit të bazuar për “Marrje me Prostitucion”, shkruan FaktePlus.
Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.
“Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saj kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore”, thuhet në fund të njoftimit të policisë.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe