Një aksion i Policisë së Kosovës është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Lebanë të Podujevës.
Sipas burimeve të Indeksonline aksioni ka nisur që herët dhe cak i tij ishte një lokal që merrej me shitblerjen e motorëve të makinave.
Në vendin e aksionit janë parë edhe Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe se aktualisht nuk ka informacione nëse ka pasur arrestime apo jo.
Indeksonline do t’iu mbaj të informuar rreth këtij operacioni. Duhet cekur se këtë javë një aksion i madh i policisë ishte zhvilluar edhe në fshatin Trudë ku janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar 13 vetura të cilat dyshohet se janë blerë nga grupi me para të grabitura./Indeksonline/
Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë k...
Mediat e huaja: Përgatituni për aventura të reja në destinac...
Tri opsione për sulmin – por njëri prej tyre është më lehtë ...
Studimi identifikon potencialin e rrezikut për mijëra mutaci...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju