Dy zyrtarë policorë janë aksidentuar dje në Orllat të Drenasit, deri sa po udhëtonin me veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.
Si pasoj e këtij aksidenti, dy zyrtarët policorë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, raporton arbresh.info.
Në një fotografi të siguruar nga portali Arbresh.info shihet vetura e policisë, e cila ka dalë nga rruga.
Arbresh.info ka kontaktuar zyrën për media të Policisë së Kosovës për të mësuar më shumë rreth këtij rasti, megjithatë nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë, ky rast është dërguar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, mirëpo nuk është specifikuar se personat në fjalë janë zyrtarë policorë.
“Drenas 31.07.2019 – 06:10. Dy meshkuj K/Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore pasi vetura me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve lëndime i kanë të lehta.”, thuhet në komunikatë/arbresh.info/
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...