Aksident tragjik, ndërron jetë futbollisti kosovar në Gjermani

13:31 | 4 Shtator 2019
V. S.

Në një aksident trafiku, të ndodhur të martën mbrëma, ka humbur jetën i riu shqiptar, Amir Ademi.

Njoftimin e ka dhënë klubi shqiptar, FC Kosova Regensburg në Facebook, shkruan albinfo.ch.

“Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme… Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona”.

Mediat gjermane kanë dhënë disa detaje për vdekjen e 22-vjeçarit, përcjell tutje albinfo.ch.

Ai u aksidentua në rrugën e qarkut midis Abensberg dhe Arnhofen menjëherë pas trainimit profesional.

22-vjeçari ishte duke vozitur një Peugeot, derisa është përplasur me një VW Pasat, ku vozitësi i veturës së fundit është lënduar dhe është dërguar në spital, derisa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri dhe ai nuk kishte arritur të dilte.

Policia po kërkon dëshmitarë se si ndodhi aksidenti, derisa dëmi vlerësohet rreth 12 mijë euro.

Ndeshjet e klubit shqiptar në Gjermani janë anuluar, derisa Ademi ishte pjesë e klubit nga viti 2016, duke u konsideruar një talent i jashtëzakonshëm, por edhe një person shumë i mirë.

Amir Ademi lë pas prindërit e tij një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme