Google ADS

Aksident në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes

20:00 | 28 Tetor 2018
V. S.

Një aksident trafiku ka ndodhur para gjysmë ore në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas fotografive të dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë që njësitë e Policisë janë në vendin e ngjarjes.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme