Google ADS

Aksident në Obiliq, humb jetë një person

11:16 | 30 Korrik 2019
A. B.

Raportohet se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe autobusi, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që ka ndërruar jetë është njëri prej pasagjerëve të veturës, kurse lëndime trupore kishin pësuar ngasësi i veturës dhe një pasagjer tjetër, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

Pas aksidentit, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari ngasësi i autobusit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme