Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë-Tiranë në afërsi të fshatit Arameras, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një këmbësor. Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Benz” me targa të Tiranës ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.
Si pasojë e përplasjes së fortë, këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia.
Vendi ku ndodhi aksidenti është një pikë e nxehtë e qarkullimit dhe vendburim aksidentesh pasi në një rreze prej 500 metrash kanë humbur jetën mbi 10 persona gjatë dy viteve të fundit dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë.
Informacion Paraprak
Më datë 14.03.2019, rreth orës 05:45 , në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Nikël, shtetasi A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar atomjetin e tij ,ka aksidentuar më pasojë vdekjen, një shtetas këmbesor të seksit mashkull ,rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...