Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Deçan- Gjakovë sot rreth orës 15:00.
Një lexues i ka dërguar në KALLXO.com disa fotografi pas këtij aksidenti në të cilat shihen të aksidentuara një furgon dhe një veturë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Sipas tij, në aksident kanë mbetur disa persona të lënduar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.
“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Deçan- Gjakovë. Ka të lënduar, por në bazë të informacioneve të para janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Ibraj.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës