Google ADS

Aksident i rëndë në Shkabaj, lëndohen tre persona

17:23 | 23 Shkurt 2019
A. B.

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Si pasojë e këtij vetëaksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për portalin arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se një vetura ka goditur barrierat e rrugës dhe pas goditjes është kthyer në kahun e kundër të lëvizjes.

“Aksidenti ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës. Kanë mbetur të lënduar tre persona. Vetura nuk ka qenë duke lëvizur në kahun e kundërt të korsisë, por pas goditjes së barrierës ajo është kthyer në atë anë”- ka thënë tutje Krasniqi.

Shtoi se policia dhe emergjenca kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërsa, sot pasdite në Zhur të Prizrenit si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën tre persona./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme