Aleanca Kosova e Re, sot në Podujevë ka mbajtur takim me anëtarë dhe simpatizantë të saj, para të cilëve prezantoi programin politikë për këtë qytet. Në emër të kësaj dege foli kryetari i degës, njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Mehmeti, i cili ndër të tjerash bëri thirrje për mobilizim nga bashkëpartiakët e tij në Podujevë për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Aleanca Kosova e Re ofron program kualitativ, që respekton qytetarët e Kosovës, e në veçanti për rininë tonë. AKR është e dëshmuar për sinqeritet, për punë me plot vullnet dhe korrektësi”, deklaroi Mehmeti.
Nga niveli qendror para të pranishmëve foli deputeti, Islam Pacolli, i cili ndër të tjerash tha se Podujeva ka qenë e anashkaluar me vite.
“Unë kam ngritur zërin për ju në Kuvendin e Kosovës për shumë çështje për mirëqenien e qytetarëve të Podujevës dhe këtë do të vazhdoj ta bëjë me besimin dhe përkrahjen tuaj”, tha Pacolli.
Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili falënderoi anëtarët dhe simpatizantët e AKR-së dega në Podujevë për kontributin e tyre që po japin për fuqizimin e vlerave liberale në këtë qytet.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...