Përmes një komunikate për media, AKK ka bërë të ditur se lejon Ministrinë e Shëndetësisë që të bëjë unifikim dhe përcaktimin e çmimeve të barnave në nivel të vendit.
Në njoftimin drejtuar emdiave thuhet se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është lejuar për herë të parë për rregullimin e cmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.
Kjo sipas AKK-së, ka ndodhur pas marrjes së evidencave empirike dhe ato praktike nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian rreth përcaktimit të çmimit të barnave në nivel të shitjes me shumicë dhe pakicë, gjithashtu duke e analizuar gjendjen faktike në Kosovë të tregut farmaceutik si nevojë e domosdoshme për të vendosur rend dhe mbikqyrje rigoroze të këtij tregu, duke e konsideruar si të drejtë kushtetuese shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe duke e klasifikuar këtë draft U.A si interes i përgjithëshem publik.
Autoriteti ka njoftuar se kanë dalë edhe me disa konkludime.
Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës mbështet draftin e Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale i cili synon një përmirësim të dukshëm në krahasim me “status quo-n” ekzistuese në këtë sektor.
Draft – Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve për produkte dhe paisje medicinale do të bëj përcaktimin e tavaneve, unifikimin, si dhe rregullimin e çmimeve të produkteve dhe paisjeve medicinale.
Komisioni i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës, konsideron se në princip fiksimi i çmimeve është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 03/L-229 si dhe nenet 101 dhe 106 të TFEU-së, nëse aplikohet nga ndërmarrjet dhe/ose nga qeveria/parlamenti nëpërmjet legjislacionit. Përjashtim nga zbatimi i rregullave të konkurrencës i jepet shërbimeve të interesit publik gjë që është e përshtatshme për qellimin e këtij Draft – Udhëzimi Administrativ.
Rregullimi në sektorin farmaceutik përmes Udhëzimit Administrativ mund të ndikoj në konkurrencën që zhvillohet në treg. Në parim, dispozitat përkatëse mund të justifikohen nga këndvështrimi i qëllimeve të mbrojtjes shëndetësore (p.sh. sigurimi i një furnizimi të sigurt dhe me cilësi të lartë të produkteve medicinale në të gjithë Republiken e Kosovës). Megjithatë, kjo mund të justifikojë vetëm rregulloret/Udhëzimet e tilla që i shërbejnë këtij objektivi në mënyrë adekuate dhe në mënyrë proporcionale.
Megjithatë ky Udhëzim Administrative ka nevojë për disa permiresime duke i marrë parasyesh praktikat më të mira Evropiane andaj, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë që t’i merr në konsideratë këto praktika:
Bazuar në praktikat më të mira Euvropiane vendosja e çmimeve fikse në produktet medicinale të cilat nuk kanë nevoj për përshkrim të mjekut, nuk duhet të fiksohen (të ashtuquajtura OTC),
Ministria e Shëndetësisë duhet të aplikoj mekanizmat “Claë-Back”, atëhere kur çmimet e medikamenteve të rimbursueshme ulën.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen