Më 1 prill ishte dita kur përfundoi afati ligjor për deklarimin e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit.
Por, nga 4.819 zyrtarë publikë sa ishin të përfshirë në listën e Agjencisë Kundër Korrupsionit, 4.755 iu përgjigjen pozitivisht afatit të këtij institucioni për deklarim të pasurisë, apo 98.67 për qind.
64 punonjës të institucioneve publike të shtetit nuk e respektuan afatin e përcaktuar ligjor.
“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 35 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 16 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 13 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
Ligji për Deklarimin e Pasurisë parasheh deklarimin e pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publikë të institucioneve shtetërore. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, nga 1 prilli i këtij viti ky institucion ka përmbyllur edhe deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.
Sipas njoftimit të AKK-së, të gjithë ata që nuk e deklaruan pasurinë por edhe ata që patën vonesa dhe shprehën arsye për mosdeklarim, ky institucion do t’i verifikojë të gjitha pretendimet.
“Agjencia do t’i verifikojë të gjitha pretendimet për arsyet e deklaruara nga zyrtarët e lartë publikë për vonesat e deklarimit të pasurisë pas afatit, dhe mosdeklarimit të pasurisë edhe pas kalimit të afatit”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...