Ajvaz Berisha, i njohur me nofkën “Komandant Tigri”, është tërhequr nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, për kandidatë për deputetë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Berisha ka thënë se ai është tërhequr nga gara për deputet me dëshirë pasi që nuk i nënshtrohet presioneve.
“Pas një procesi demokratik unë kam fituar bindshëm ne degën e Drenasit. Jam tërhequr me dëshirë pa kurrfarë presioni nga askush, sepse asnjëherë në jetë nuk i nënshtrohem presioneve nga do që vijnë. E kam parë të arsyeshme që ndonjë kandidat kushdo qoftë ai , ti japim mundësinë në garë. Ardhja ime në V V, nuk ka pasur qëllim të rreshtohem për të zënë një pozitë për interesa personale. Unë ju kam bashkangjitur VV për hir të rinisë sė Kosovës që po e lëshojnë vendin , sepse i është vrarë shpresa për të jetuar në atdhe”, ka shkruar Berisha.
Ish-komandant “Tigri” i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, vitin e kaluar derisa VV-ja kishte shprehur entuziasëm për punën e Berishës në VV.
“Është bashkuar në VETËVENDOSJE!, ish-komandanti i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Ajvaz Berisha. Ai ka qenë dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik si dhe konsul i përgjithshëm në Gjermani. Gatishmëria e tij për të dhënë kontribut në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për të ndihmuar në punët që na presin janë vlerë e shtuar dhe energji e re për Lëvizjen”, thuhen në njoftimin e VV-së.
Berisha ka qenë komandanti i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, Dekan i Fakultetit të Edukimit si dhe konsull i përgjithshëm në Gjermani.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët