Google ADS

Ajri i ndotur, jo diçka e pazakontë në Prishtinë

23:01 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Ajri i ndotur që thithin qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, tanimë është bërë diçka e zakontë çdo mbrëmje në kryeqytet.

Sipas matësit të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, edhe sonte niveli i ndotjes së ajrit vazhdon të jetë i lartë.

Kështu, në ora 22:00, ajri ka qenë i ndotur për 157 pmm, duke hyrë në kategorinë i pashëndetshëm.

Kujtojmë se me temperaturat e ulëta, ajri i ndotur ka arritur në nivel më të lartë, si pasojë e përdorimit të thëngjillit, për çka është bërë shpesh herë thirrje të mos përdoret.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme