Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se gjëja me e keqe për Kosovën do të ishte një PAN 2, pas zgjedhjeve që pritet të mbahen këtë vit.
Ahmeti ka thënë se tashmë ka pasur takime me AAK-në dhe LDK-në, mirëpo partia e tij ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor.
Ahmeti, partia e të cilit ka 12 deputetë, ka kundërshtuar zërat që e kanë cilësuar PSD-në si patericë të qeverisë Haradinaj kur ka votuar buxhetin si dhe disa ligje tjera. Ai për Evropa e Lirë thotë ka thënë se është i gatshëm të hyjë në një qeveri të përbashkët me gjitha partitë, përveç me PDK-në.
Kryetari i PSD-së ka folur edhe për spekulimet që partia e tij ka pasur ofertë të shkojë në Qeveri me ndonjë nga partitë e koalicionit të fundit.
“Jo, spekulime kam dëgjuar gjithandej, por unë si kryetar i subjektit dhe në takimet e kryesisë, nuk kemi marrë asnjë ofertë nga askush për t’u pjesë e qeverisë, pra qysh është spekuluar apo qysh kanë thënë të tjerët. Por, në të njëjtën kohë ne kemi deklaruar edhe publikisht, që për shkak të situatës në të cilën gjendemi dhe pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, nuk do të kishte legjitimitet të mjaftueshëm çfarëdo rotacioni tjetër për krijimin e një qeverie për dy vjet të ardhshme”, ka thënë ai.
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...