Google ADS

Ahmeti: Në Washington prezantuam sfidat e Ballkanit, me fokus luftën kundër korrupsionit

20:06 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Një gjë të tillë, Ahmeti e ka thënë përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se ka qenë pjesëmarrës në konferencën “Resolving the unresolved in Western Balkans” të organizuar nga International Republican Institute, Rockefeller Brothers Fund dhe Johns Hopkins University në Washington DC.

Aty, siç ka shkruar Ahmeti, kanë prezantuar para politikbërësve dhe të interesuarve sfidat e Ballkanit me fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit.

“Kënaqësi që bashkë me Ambasadorë, zyrtarë të departamentit të shtetit, ekspertë e ish zyrtarë si Hoyt Yee të flasim për sfidat e Kosovës në periudhën që vjen. Është e qartë që sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioriteti kryesor në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10158420503687166

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme