Kryetari i PSD-së, njëkohësisht edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Thaçi e Vuçiq kanë pasur tri takime të “frytshme”, prandaj Mogherini po kërkon që Thaçi t’i prijë dialogut.
“Mogherini e ka çështje të karrierës. Thaçi e Vuçiq nuk janë takuar tri herë koti. Mogherini, përfshirjen e grupit negociator në bisedime mund të sheh si rrezikim të procesit, pasi ajo e konsideron se procesi ka shkuar mirë mes Thaçit e Vuçiqit”, tha Ahmeti. Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se si është e mundur që vetëm pak ditë pas votimit të rezolutës në dalin në publik letra e Trumpit dhe deklaratat e Mogherinit në mbështetje të dialogut dhe Thaçit.
Bashkëkryetari i ekipit negociator ka thënë se do të kërkojnë nga Thaçi të tregojë se çfarë ka biseduar deri më tani në Bruksel.
“Ma e mira do të ishte të dimë se çka kanë folur e biseduar, ku jemi në proces… Në fund të fundit çfarëdo marrëveshje që vjen do të duhej të votohej në Kuvend dhe popull” Ahmeti ka thënë se futja e PSD-së në dialog, ka për qëllim të mos i lejë një personi të vendos për Kosovën. I pari i PSD-së ka thënë se përfshirja e subjektit të tij politik në grupin e dialogut do të ketë pasoja në zgjedhje.
“Do të kemi pasoj në zgjedhje, por ne do të luftojmë për interesin shtetërorë”, tha Ahmeti.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...