Google ADS

Ahmeti: LDK dhe Vetëvendosje, nuk kanë asgjë të përbashkët në aspektin programor

23:25 | 28 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka zbuluar detaje të reja nga ndarja e Vetëvendosjes.

Ahmeti, në RTV Dukagjini, ka thënë se po të mos ishte ndarë Vetëvendosje, sot do të kishin 45 deputetë.

“Këta i thënë “Albin po na duket se gjithçka është veç për ty. Krejt kjo organizatë po frymon vetëm për ty. Ne nuk e kemi bërë për këtë punë. E kemi bërë për ndryshime frymën, idetë dhe politikat”.

Kryetari i PSD-së ka deklaruar se në Vetëvendosje kanë qeshur me AAK-në, përcjell Telegrafi.

“Thoshin [në Vetëvendosje] “politika e vetme në AAK është të bëhet Ramush Haradinaj kryeministër. Ata s’kanë asgjë tjetër”. Sot është bërë Vetëvendosje në funksion të një njeriu”.

Ahmeti thotë se Kurtit i është premtuar se ai do të jetë kandidatë për kryeministër por i është kërkuar ta dëshmojë se Vetëvendosje nuk është vetëm në shërbim të tij.

“Albini nuk pranoi këtë kusht dhe sot jemi ku jemi”.

I pari i Prishtinës ka thënë pasi LDK-ja ka nominuar Vjosën për kryeministre është shumë e pamundur një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen pasi sipas tij është ngjallur një entuziazëm në partinë e Isa Mustafës.

Ai ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje asgjë nuk kanë të përbashkët në aspektin programor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme