Kryetari i Partisë Social Demokrate Shpend Ahmeti ka reaguar me tone të ashpra ndaj Bashkimit Evropian dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Ahmeti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndërpres heshtjen ndaj politikës që Serbia po bënë ndaj shtetit të Kosovës.
Ai ka dënuar mos reagimin e BE edhe në rastin e sotëm kur Vuçiq publikisht u ka kërkuar serbëve që të largohen nga institucionet e Kosovës.
“Përderisa Beogradi zyrtar e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, Bashkimi Evropian vazhdon heshtjen” ka shkruar Ahmeti.
Ai më tej ka reaguar edhe për deklarimet e kryeministres serbe Ana Bërnabiq.
“Nga ana e saj, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që i rikujton shqiptarëve se “jemi në shekullin XXI”, po i mungon vetëm edhe citimi i “babait të kirurgjisë serbe“, Vladan Gjorgjeviqit, për “shqiptarët me bisht”.” ka shkruar ai.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje
BASHKIMI EVROPIAN TA NDËRPREJË HESHTJEN NDAJ POLITIKËS SË SERBISË KUNDËR SERBËVE TË KOSOVËS
Përderisa Beogradi zyrtar e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, Bashkimi Evropian vazhdon heshtjen.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi ka inkurajuar sot serbët e Kosovës të mos përfshihen në institucionet e Kosovës, si dhe të dalin nga ushtria e Kosovës e cila sipas tij “shërbimin e vetëm që mund ta kryejnë është vrasja e serbëve”. Me sa duket përvoja e tij në Bosnje dhe në Kosovë po e ridëshmon doktrinën e tij për ushtrinë, kur ushtria “jugosllave” vriste shtetasit e saj, me mbështetjen dhe bekimin politik të partisë së atëhershme të Vuçiqit. Kritika e vetme e tyre ishte se ajo nuk ishte mjaft “efikase”.
Nga ana e saj, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që i rikujton shqiptarëve se “jemi në shekullin XXI”, po i mungon vetëm edhe citimi i “babait të kirurgjisë serbe“, Vladan Gjorgjeviqit, për “shqiptarët me bisht”.
Po dhuna politike e Serbisë shtetërore kundër (integrimit të) serbëve të Kosovës bëhet edhe më e drejtëpëdrejtë kur Marko Gjuriqi ushtron sot presion të drejtëpëdrejtë shtetëror ndaj ministres së re të Kosovës për Bujqësi, Dijana Zhiviq, me gjuhën e njëjtë të Millosheviqit, që “bashkëpunimi i serbëve me institucionet e Kosovës qenka veprim kundër interesave të kombit serb”.
Përsëri asnjë reagim nga Brukseli.
Emërimi i Dijana Zhiviqit, si grua dhe si pjesëtare e komunitetit serb të Kosovës, është për t’u përshëndetur. Ajo, si dhe çdo qytetar që dëshiron të jetojë në paqe dhe të bashkëjetojë në harmoni me qytetarët e përkatësive të ndryshme etnike në Kosovë duhet të mbrohet nga institucionet dhe shoqëria jonë kundër presioneve të qeveritarëve të Serbisë.
Ministrja e re e Bujqësisë e Republikës së Kosovës duhet të mbrohet nga Qeveria e Serbisë dhe të gjykohet vetëm se mbi performansën e politikat e saj në sektorin e bujqësisë.
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...