Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka treguar arsyet që e kanë çuar partinë e tij në një koalicion me AAK-në.
Ahmeti, në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni i PSD-së me AAK-në është komplementar ku dy partitë plotësojnë njëra tjetrën.
Ai ka thënë se edhe në partitë e “luftës” po ndodh një tranzicion me kandidatë të ri.
“Për ta bërë një tranzicion pa ndonjë pasojë për Kosovën, është nevojitur një koalicion i tillë si ai mes PSD-së dhe AAK-së”, tha ai.
Kryetari i PSD-së theksoi se Ramush Haradinaj ia ka “kthyer” PDK-së si askush deri më tani me dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit.
Ahmeti thotë se bashkëpunimi me AAK është bërë në baza programore, e sipas tij jo si po e bëjnë LDK me Vetëvendosjen ku po diskutojnë vetëm për pozita.
“Jemi pajtuar me disa tema si ushtria dhe mos ndryshimi i kufijve. Aleancës ia kemi ofruar në koalicion ato fusha ku ne jemi të fortë, e ato janë politikat ekonomike, politikat sociale dhe politikat në shëndetësi e arsim”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës është shprehur se janë pajtuar me Aleancën edhe për procesin e vettingut për pastërtinë e prokurorëve dhe gjykatësve.
“Edhe për politikanët duhet të ketë vetting. Ata që nuk mund ta dëshmojnë pasurinë, nuk kanë çfarë kërkojnë në politikë”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut