Kryetari i PSD-së dhe Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka quajtur të turpshme publikimin e fotografisë dhe arsyetimin e sotëm nga Flora Brovina.
Sipas Ahmetit, krejt kjo është një shfaqje, por që sipas tij dikush duhet të jap llogari për këtë.
“Krejt kjo maskaradë është rezultat i ngutisë së paparë dhe “shfaqjes” për gjoja zbardhjen e gjenocidit serb në Kosovë. 20 vite pasivitet i institucioneve nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale.
Ka shumë njerëz që kanë punu ne mbledhjen e dëshmive. Ka shumë dëshmitarë. Krejt çka duhet me ba është ma aktivizu prokurorine speciale dhe me i hap rastet një nga një, për të gjitha krimet. Mund ta ndjekim rastin e Kroacisë.
Përndryshe, marria e djeshme vecse do të përsëritet në përmasa më të mëdha. Urdhërdhënësit e publikimit të fotos së djeshme duhet të japin përgjegjësi morale, politike e ligjore.
Mos fajësoni të tjerët. Mos keqpërdorni kredibilitetin e njerëzve që kanë qenë të persekutuar. Ndaleni këtë shfaqje” shkruan Ahmeti në Facebook.
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon