Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me përfaqësuesin e TIKA-s, Hasan Burak Ceren kanë vizituar shkollën fillore “Elena Gjika” ku kanë parë nga afër se si po shkojnë punimet për renovimin e kësaj shkolle.
Ahmeti ka thënë se kjo shkollë ka pas nevojë të madhe për renovim.
“Sot kemi ardh me TIKA-n me pa se si po shkojnë punimet në shkollën “Elena Gjika”. Po ju tregoj që kur i kemi hap dyshemetë me duket që asnjëherë nuk janë renovuar këto klasë e kemi pa se çfarë nevoje ka pas “Elena Gjika” për renovim”, ka thënë Ahmeti, përcjell arbresh.info.
Ai ka thënë se për renovimin e shkollës kanë marr leje nga Instituti për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore pasi që ky objekt është i trashëgimisë kulturore.
“Ky është objekt i trashëgimisë kulturore dhe është dashtë me i marr lejet e gjithave, Institutit për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore në mënyrë që fasada e jashtme mos preket de të ruhen aspektet e trashëgimisë kulturor”, ka ai.
Ahmeti ka treguar se renovimin i kësaj shkollë bëhet në bashkëfinancim duke treguar se një pjesë paguhet nga komuna ndërsa pjesën më të madhe e paguan TIKA.
“Dhjetë klasë më herët janë renovuar nga TIKA ndërsa tash po e përfundojmë me bashkë financim pra një pjesë e paguajmë ne si komunë pjesën më të madhe e bën TIKA e cila e ka marrë përgjegjësinë për përfundimin e punimeve para se të fillojë viti shkollorë. Më duhet të them se kemi ndarë edhe një fond për rregullimin e oborrit i cili nuk është rregulluar asnjëherë dhe me atë rregullim Elena Gjika do t’i plotësojë kushtet të zhvillojë mësimin në kushte normale”, ka thënë Ahmeti.
Hasan Burak Ceren, përfaqësues i TIKA tha se janë duke vazhduar punët për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në tërë Kosovën.
“Ne si TIKA natyrisht jemi duke vazhduar punët për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në tërë Kosovën, mirëpo Prishtina kryeqyteti dhe kjo shkollë “Elena Gjika” është mjaft e rëndësishme. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kemi filluar një renovim gjithëpërfshirës në këtë shkollë”, tha Ceren.
Ai poashtu tregoi se bashkëpunimet më Komunën e Prishtinës do të vazhdojnë edhe në fusha tjera.
“Bashkëpunimet vazhdojnë edhe në fusha të tjera do të ndërtojmë një qendër të autizmit dhe sindromës Doëw në Prishtinë. Poashtu edhe hartimi i projekteve sa i përket restaurimit të Xhamisë së Qarshisë dhe Hahamit të Prishtinës, kanë filluar incizimet këtë javë janë duke u bërë nga ekspertët tanë” tregoi ai.
Ndërsa drejtori i shkollës fillore në Prishtinë, “Elena Gjika”, Fisnik Thaci falënderoi kryetarin e komunës Shpend Ahmeti dhe përfaqësuesit e TIKA-s për renovimin e shkollës.
“Kisha dashtë me i falenderuar kryetarin dhe përfaqësuesit e TIKA-s që po na gëzojnë me këtë renovim dhe po shpresoj që me tre shtator do të fillojmë mësimin në shkollën “Elena Gjika” të renovuar”, tha Thaçi./arbresh.info.
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj