Ahmeti: Amerika po thotë suspendojeni taksën, mos na lini të fajësohemi për bllokim

22:28 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Bashkëdrejtuesi i Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se protagonizmi i figurave politike në vend është duke dëmtuar procesin e dialogut.

Sa i përket taksës ndaj produkteve serbe ai ka thënë se SHBA është duke kërkuar suspendimin e saj.

“Duhet bërë dallimi se kanë kërkuar suspendimin me afat kohor, 90 ditësh, 120 ditësh, nëse nuk ka marrëveshje kthehet në fuqi ose Serbia shkelë ato për të cilat dakordohemi. Taksa është e drejtë dhe ka përkrahje të gjerë. Serbia ka bërë 100 veprime ne një. Serbisë nuk i sulet Brukseli për 100 veprime neve për një”, ka thënë Ahmeti në Zona e Debatit në klan kosova.

Ai ka thënë se në takimin e sotëm me dy zyrtarët nga Këshilli për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley ju është kërkuar që Kosova të ketë kërkesat e saj për heqjen e tarifës.

“SHBA-të po thonë se e dimë se ky vendim është i dëmshëm për juve, e kuptojmë arsyen e vendosjes së saj, por si mik, ne e kemi interes që t’i përmbyllim punët e papërfunduara dhe po ju kërkojmë që ta suspendoni. Nuk mendoj se prishemi me Amerikën, por relacionet janë dëmtuar paska. Nëse mendojmë se taksa është me mirë për neve si shtet karshi Serbisë ta mbajmë”, ka thënë Ahmeti.

Sa i përket masave të paralajmëruara se SHBA mund t’ia vë Kosovës, Ahmeti është shprehur: “Nuk mund të them se është qëndrim i administratës amerikane. Ata kanë nis masat e lehta. Nuk është qëndrim zyrtar tërheqja e ushtarëve. Ata po thonë ‘Mos na lini që të fajësohemi për bllokim’. Ka ndryshuar narracioni në tre muajt e fundit nuk përdoret më shprehja “Marrëveshja ligjërisht e obligueshme”. Amerika s’e përdor më këtë shprehje. Amerika po flet për njohje të Kosovës nga Serbia. Amerika nga Serbia pret që ta njeh Kosovën”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme