Ahengu i kushton me plumb një personi në Gjilan

15:52 | 18 Janar 2019
V. S.

Jo zyrtarisht mësohet se një burrë, gjatë një ahengu familjarë ka mbetur i plagosur.

Këtë e ka konfirmuara edhe Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës në Gjilan, Ukshin Ismajli.

Për portalin Arbresh.info, Ismajli, ka thënë se personi në fjalë tashmë ju ka larguara plumbi nga trupi dhe është në gjendje të mirë shëndetësorë.

“Dje ka ardhë një i plagosur, ai është mirë , sot ju ka hekur plumbi nga trupi dhe është në gjendje të mirë. Nuk e dimë se ku ka ndodhur incidenti. Ka pasur lëndime në krahun e majtë, mbrëmë është pranua të na dhe sot ju ka hequr plumbi dhe nuk ka shqetësim.  Besoj që deri ka të hënën lirohet pasi që nuk është në gjendje të rëndë. Është në përkujdesje dhe momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësorë, çdo gjë ka shkuar mirë në heqjen e plumbit. Personi në fjalë është nga Vitia”, ka përfunduar Ismajli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme