Agjenda zyrtare e takimit të 29 prillit që do të mbahet në Berlin me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Makron, tashmë dihet.
Gazeta Express ka arritur të sigurojë atë, e cila shpjegon në mënyrë të detajuar, se cilët liderë do të t’i takojë Merkeli sy më sy, dhe cilët jo, edhe përkundër faktit se ishte paralajmëruar se nuk do të kishte takime të tilla bilaterale.
Kancelarja gjermane të parin që do ta takojë të hënë në orën 16:00, do të jetë kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, me të cilin do të zhvillojë një bisedë të shkurtër.
Pas kryeministrit maqedonas, Merkel do të takohet kokë me kokë në orën 16 e 25 me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilin do të zhvillojë gjithashtu një bisedë të shkurtër.
Të dy liderët, aspirojnë që të integrohen në Bashkimin Evropian, ndërkohë qëndrimi i tyre për korrigjimin e kufijve është i ndryshëm .
Pasi të përfundojë këto dy takime bilaterale, Merkel do të mbajë një takim vetëm me presidentin e Francës, Emanuel Makron, në orën 17:00, për të cilin gjithashtu është raportuar se do të mundohet ta bind që të jetë në një linjë me Berlinin zyrtar sa i përket idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim i tyre, sipas agjendës zyrtare do të pasohet me një konferencë të përbashkët për media, në orën 17 e 15 minuta.
Pas këtyre takimeve me Zaevin, Ramën e Makronin, Merkel do të takohet në një takim pune me liderët e përfaqësuesve të Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, të cilët do të arrijnë në Berlin në orën 17 e 30.
Ky takim pune do me liderët e Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 17 e 45 dhe do të zgjas deri në orën 19 e 30. Brenda kësaj kohe do të ketë edhe një darkë pune.
Sipas agjendës ky takim do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet për stabilitetin e rajonit, në mënyrë të veçantë për raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në orën 19 e 30 më do të realizohet fotografimi ‘familjar’.
Megjithatë nuk dihet ende nëse do të ketë takime bilaterale me liderët e Kosovës dhe Serbisë.
Vlen të theksohet se zyrtarisht në Samitin e Berlinit, nuk është ftuar kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili deri më tani është i vetmi lider i BE-së që ka dalë hapur në mbështetje të korrigjimi të kufijve, gjithashtu nuk është ftuar asnjë përfaqësues nga Italia, edhe përkundër faktit se të dy vendet janë pjesë e Samitit të Berlinit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...