Agjenda e mbledhjes së përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

07:40 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sot në Pejë do të zhvillohet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Agjenda e aktiviteteve është si në vijim:

10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.

10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.

12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme