Agjencioni i Kosovës për Forenzikë është agjencion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një agjencion i pavarur në Kosovë i cili funksionon me të gjitha të drejtat e personit jurdik me përgjegjësi për kryerjen e ekspertizave forenzike dhe dhënien e informacioneve të rëndësishme për hetuesinë, prokurorinë lidhur me zbulimin dhe identifikimin të kryerësve të veprave penale. Kjo agjenci më parë ka qenë në kuadër të Policisë së Kosovës, por ishte një vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme që ishte i përkrahur nga Qeveria e Kosovës, ku u shndërruar në Agjencion të Pavarur, në bazë të Ligjit i cili hyri në fuqi në vitin 2011.
Në Ligjin Për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, neni 11, paragrafi 2, thuhet se “Informata që ka të bëjë me çështje hetimore apo ndonjë ekspertizë, mund të ofrohet me urdhër të gjykatësit apo prokurorit kompetent”.
Blerim Olluri për arbresh.info, tha se kur është draftuar ky ligj kemi diskutuar rreth këtij elementi të rëndësishëm të krijimit të pavarësisë në aspektin e ekspertizës.
“Pra, kryeshefi ekzekutiv pra në këtë rast unë, nuk ka të drejtë ligjërisht t’i raportoj ministrit lidhur me ekzaminime dhe ekspertiza, apo me ndonjë hetim lidhur me ndonjë çështje penale pa urdhër të prokurorit, apo gjyqtarit, mirëpo për çdo vit, muaj e javë ne i raportojmë Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi statistikat, lidhur me rastet e kryera, por jo me rast të veçanta lidhur me ekspertime, pra është një raport administrativ”, është shprehur kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Forenzikë të Kosovës, Blerim Olluri, në një intervistë dhënë për arbresh.info.
Në seancën e mbajtur me 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës, për Ligjin për paga, ky agjencion ekzekutiv është diskriminuar sipas Ollurit.
“Parimi bazë i Ligjit për ta është ‘Pagë e njejtë për punë të njejtë’, ku me këtë element kemi menduar që ekspertët e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë janë diskriminuar dhe nuk e kanë vendin meritor aty ku duhet, sepse sa i përket një vlerësimi të përgjithshëm që e kemi bërë Ligjit për paga, ku në momentin që hyn në fuqi mund të dëmtohemi, ku mund të ketë ulje të pagave të ekspertëve, madje edhe të menaxherëve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, duke filluar nga shefat e divizioneve, shefat e laboratorëve, drejtorëve dhe kryeshefit ekzekutiv, sepse i gjithë stafi këtu është profesional, ku ka të kualifikuar si drejtor shkence, me mjek ligjor, ka të kualifikuar me master, ka edhe të kualifikuar ndërkombëtarisht dhe të krahasueshëm në nivel ndërkombëtar”, është shprehur kryeshefi ekzekutiv, i Agjencionit për Forenzikë të Kosovës, Blerim Olluri.
Ai gjithashtu u shpreh në intervistën ekskluzive për Arbresh.info, se nuk pajtohen nga kjo shkelje e Qeverisë së Kosovës dhe do të bëjnë kërkesë tek Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sepse puna e ndijshme në këtë institucion duhet të ketë koeficient të lartë, siç kanë vendet rajonale dhe e gjithë bota.
“Ne nuk pajtohemi me këtë shkelje që na është bërë neve, sepse ne do ta bëjmë një shkresë të kësaj agjencie, tek Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë që të provojmë nëpërmjet kësaj mundësie të vetme, që sipas të drejtës Kushtetuese, që ka Presidenti i Kosovës, të kthej Ligjin në Parlament për ridiskutim lidhur me mbulimin e zbrazëtirave të mundshme të cilat janë hasur, sepse për momentin ekziston brengosja e thellë e stafit, sepse duhet të ketë ngritje të pagave dhe jo ulje të pagave, sepse ky është një staf i kualifikuar me një integritet të lartë, me punë mjaftë të ndijshme rutinore dhe se duhet të ketë nivelin e lartë me koeficientin e merituar, ashtu siç kanë koeficientet e tjerë në nivel rajonal dhe Evropë e në të gjithë botën”, u shpreh Olluri, për portalin Arbresh.info.
Olluri, beson fuqishëm se kjo kërkesë e tyre do të merret parasysh nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sepse ka mekanizmat ligjor të cilat do të merren me këtë çështje, sepse me ligj, kjo agjenci e ka të ndaluar grevën.
“Neve si Agjencion na ndalohet greva, ndërsa Ligjin për paga me zyrtarë publik, ne vlerësojmë se jemi të anashkaluar, sepse deri më tani me Ligjin tonë, kemi qenë staf me personel me status të veçantë, por ende nuk kemi marr Draftet, por në bazë të diskutimeve që i kemi dhe njohurive që i kemi marrë në forma të ndryshme nuk qëndrojmë me status të veçantë ashtu siç duhet të jemi sepse ne kryejmë çështje penale”, është shprehur Olluri për arbresh.info.
Ai gjithashtu u shpreh në fund, se po të ishin në Policinë e Kosovës, tani do të ishin me status të veçantë.
“Por, të ishim ne në kuadër të Policisë së Kosovës, ne duhet të ishim me status të veçantë, ku ne i kemi lënë të gjitha gradat si ë kolonelit, po ashtu kishim edhe shumë majorë policorë e kapitena, ku e vetmja zgjidhje ishte kontrata që iu patë ofruar personelit me “status të veçantë”, kurse tani kemi ardhur në këtë moment, ku AKF-ja, ka arritur në nivelin e profesionalizmit t’i kryej 5 mijë ekspertiza të integritetit më të lartë për gjykatat dhe prokuroritë, por jemi të lënë anash nga Qeveria, për shkak të uljës së pagës”, u shpreh në fund Kreshefi Ekzekutiv, i Agjencionit të Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri.Elmedina Ballazhi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...