Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se nuk ka mekanizma verifikues nëse një zyrtar ka deklaruar pasurinë e vet në vlerë reale ose jo. Gjithashtu konsiderojnë se deklarimi i pasurisë duhet të rishikohet për tu garantuar se vlerat e paraqitura janë të drejta dhe të vërteta, shkruan arbresh.info.
Isuf Zejna, nga organizata “Demokraci Plus”, shtron dyshimet se një numër i madh i zyrtarëve nuk deklarojnë plotësisht pasurinë e tyre, dhe kapacitetet e Agjencisë Kundër Korrupsionit për të hetuar këto raste mbeten të dobëta.
“Nga data 1 deri me 31 mars zyrtarët publik bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre. Procesi i deklarimit të pasurisë tashmë bëhet nga pothuajse të gjithë zyrtarët e obliguar me ligj, dhe nuk ka raste të mos deklarimit, sikurse kishte pasur para se kjo të kategorizohet si vepër penale. Problemi qëndron tanimë në kontrollin nëse ky deklarim është i vërtetë dhe i plotë, ose jo. Aktualisht ka shumë dyshime se një numër i madh i zyrtarëve nuk deklarojnë plotësisht pasurinë e tyre. Kapacitetet e Agjencisë Kundër Korrupsion për të hetuar këto raste mbesin të dobëta edhe për shkak të mungesës së autorizimeve ligjore dhe kapaciteteve të brendshme profesionale”, tha ai.
Tutje thotë se gjithçka është subjektive dhe vlerat mund të mos jenë as të përafërta me ato të tregut.
“Një ndër problemet e tjera të këtij procesi është edhe vlera e pasurive që paraqiten nga zyrtarët. Nuk ka mekanizma verifikues nëse një zyrtar ka deklaruar pasurinë e vet në vlerë reale, ose jo. Gjithçka është subjektive dhe vlerat mund të mos jenë as të përafërta me ato të tregut. Për këtë arsye konsiderojmë se deklarimi i pasurisë duhet të rishikohet për të shtuar mekanizmat e kontrollit dhe për të garantuar se vlerat e paraqitura janë të drejta dhe të vërteta”, thotë Zejna.
Arton Demhasaj, nga Organizata “Çohu”, sqaron se Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka mekanizma dhe nuk ka arritur asnjëherë të bëjë verifikimin e pasurive të deklaruara.
“Momentalisht faza ligjore që ekzistojnë për deklarim të pasurisë ka mangësi të mëdha sepse nuk ka mekanizma verifikues dhe kontrollues dhe marrës njëkohësisht për pasuri që zyrtarët të deklarojnë, një lloj vetë deklarimi të pasurive që zyrtarët e bëjnë, edhe një lloj vetëvlerësimi që ata e bëjnë pasurve që e posedojnë, kështu që Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka mekanizma dhe thjesht nuk ka arritur asnjëherë për me bo verifikimin e pasurive të deklarume dhe njëkohësisht ta shohë se a ka edhe pasuritë tjera që zyrtarët e lartë që munden me i pasur jashtë apo brenda shtetit e që nuk i deklarojnë. Momentalisht ka bazë ligjore e cila lejon që pasurit e pa ligjshme të konfiskohen vetëm nëse ato pasuri lidhen me vepra penale e që fillimisht”, thotë ai.
E njohësi i rrethanave politike në vend Fatmir Sheholli, vlerëson se asnjëherë nuk kemi pasur hulumtim profesional dhe të paanshëm për pasurinë e tyre.
“Zyrtarët e Larte të shtetit vazhdimisht me vite të tera kanë deklaruar pasurin e tyre, dhe jemi dëshmitarë që me vite të tera pasuria e tyre vetme është konstatuar se është, por kurrë nuk kemi pasur hulumtim profesional dhe të paanshëm për pasurin e tyre. Duke pasur parasysh format shumë të sofistikuara të shpëlarjes së parave dhe bartjen e pasurisë në farefisë e gjetiu jam shumë skeptik që ky deklarim i pasurisë se zyrtarëve të Larte të rezultojë me ndonjë konfiskim eventual. Sidoqoftë, të mbesim me shpresë që origjina e pasurisë të jetë objekt hulumtimi e jo vetëm konstatimi i pasurisë së tyre”, tha Sheholli.
Që nga themelimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, zyrtarët shtetërorë në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre, Ky proces ka filluar edhe këtë vit dhe mbyllet me 31 mars./Ardita Zeka /Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...