Punonjësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë të pakënaqur dhe ndihen të fyer me kategorizimin në ligjin e pagave dhe në rast se kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh, do të jenë të detyruar të ndërmarrim masat bojkotit të punës me grevë.
Ata po kërkojnë nga komisioni parlamentar për rregullimin e çështjes se koeficienteve të shërbyesve civil me ligjin për paga, që ta merren parasysh, pasi nga puna e tyre varet shëndeti i popullit.
“Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e përbejnë punonjës me profesione Mjek të Mjekësisë Veterinare te cilit duhet te klasifikohen ne stafin ‘Profesional’ ku janë të renditur edhe mjeket e mjekësisë humane sipas koeficienteve të përcaktuar ne ligjin e lartshënuar. Inspektor të ushqimit , shëndetit të kafshëve, shëndetit të bimëve dhe punonjës të laboratorit të ushqimit janë kategorizuar me se keqi brenda ligjit”, thuhet në reagimin e Agjencisë.
“Ne jemi pjesë e Menaxhimit të Integruar të Kufirit jemi një nder tri institucionet bashkë me Policinë dhe Doganën, të dyja këto janë kategorizuar me mirë. Ne aty i kemi kuadrot me te shkolluar, punojmë mbi vlerësim të rrezikut. Ne mbajmë përgjegjësinë për sigurinë e të gjitha produkteve qe hyjnë ne vend. Kontrollojmë për luftimin e sëmundjeve të bimëve dhe kafshëve të cilat direkt ndikojnë ne shëndet publik. Ku do qe kanë shpërthyer sëmundjet infektive brenda vendit ne kem i qen të paret qe kemi hyrë në zonë epizootike, dhe aty jemi fronti i par në kontakt direkt me sëmundjen”, thuhet më tej.
“Nuk ka asnjë institucion ku zyrtaret mund të jen me të rrezikuar sesa në Agjencinë e Ushqimit, veprojmë ne kontrabandë, në ekonomi informale, konfiskojmë mallra, i asgjësojmë ato, i ndëshkojmë e i padisim të gjithë ata qe e shkelin ligjin. Në laborator punohet tërë kohen në kushte të rrezikut të lartë, në kontakt me produkte të dyshimta, në kufoma kafshësh me sëmundje të rrezikshme gjithmonë të ekspozuar ndaj preparateve kimike të cilat e dëmtojnë shëndetin. Ne jemi gjenerues të të hyrave financiare, gjithmonë të hyrat tona i tejkalojnë shpenzimet. Aty ku gjenerojnë të hyra Dogana dhe ATK, gjenerojmë të hyra edhe ne. Mund të rrisim të hyrat në çdo kohë vetëm i ngrisim tarifat e kontrollit. Nëse ata janë të rrezikuar se po gjenerojnë të hyra për buxhetin e vendit të njëjtën gjë po e bëjmë edhe ne. Nëse doktorët janë ata qe shpëtojnë jetë, ne jemi ata qe me siguri dhe cilësi të ushqimit ndikojmë direkt në ruajtjen e jetës dhe shëndetit. Jemi zyrtaret qe me se shumti kemi punë jashtë orarit dhe asnjëherë nuk jemi kompensuar”.
“Orari i jonë zyrtar i punës është si i një shërbyesi civil. Ndërsa ne kemi punuar natën vikendeve e festave zyrtare sa here që është paraqitur nevoja. Ju kemi përgjigjur gjithmonë kërkesave të institucioneve tjera për veprim, si policisë, doganës dhe në secilin rast qe është kërkuar nga konsumatori. Gjithmonë e kemi konsideruar të shenjt jetën dhe shëndetin e tyre. Në rrafshin profesional mjeket veterinar janë të barabartë me ata human, kohëzgjatja e studimeve është e njëjtë 6 vite studim, kanë numrin e njëjtë të kredive gjate studimeve. Inspektorët sanitar shumë nga ta janë me profesion të mjekësisë humane si epidemiolog. Në laborator janë staf i kualifikuar edhe me g rada shkencore. Të gjithë janë të trajnuar dhe certifikuar në hulumtime analitike në parametra të caktuara të analizave laboratorike. Inspektoret janë të trajnuar dhe certifikuar në procedura të kontrollit dhe marrjes se mostrave. I gjithë ky kuadër është profesionalë dhe shumë i rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata thonë se në rast se kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh nga komisioni parlamentar dhe deputet e Kuvendit të Kosovës, do të jenë të detyruar të ndërmarrim masat bojkotit të punës me grevë.
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...