Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të organizojë sot ceremoni me rastin e 15 vjetorit të themelimit të saj.
Me këtë rast të ftuar do të jenë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë e vendorë.
Qeveria Amerikane, duke parë të rëndësishme përkrahjen e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve forenzike në luftimin dhe parandalimin e krimit, vendosi që përmes ICITAP-it të investojë në Kosovë një shumë të konsiderueshme mjetesh për ndërtimin e një laboratori modern të Forenzikës.
Kështu në Tetor, 2003 Qeveria Amerikane-ICITAP-i vendosi gur themelin e objektit të Laboratorit të Forenzikës. Ky vit, padyshim, konsiderohet viti i themelimit të forenzikës në Kosovë.
Viti 2003, është simbolizurar edhe në emblemën e AKF-së që nënkupton vitin e themelimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.
Pranim-dorëzimi zyrtar i laboratorit të forenzikës nga ambasada Amerikane-ICITAP-i u bë më datë 05.07.2008. Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kajdanova, në mënyrë solemne ia dorëzoi çelësat ish-ministrit të Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, përkatësisht ish-drejtorit të Laboratorit të Forenzikës, Nënkolonel Policor Blerim Olluri.
Nga kjo datë Laboratori i Forenzikës pavarësohet dhe udhëhiqet nga ekspertë vendorë.
Në vitin 2010 Forenzika e Kosovës pësojë një ndryshim thelbësorë. Laboratori i Forenzikës i Policisë me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi u shndërrua në Agjenci të pavarur ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...