Gjykata e Apelit sot ka vërtetuar aktakuzën në rastin “Veteranët”.
Gjykata e Apelit sot ka vërtetuar aktakuzën në rastin “Veteranët”, kështu duke hedhur poshtë ankesën e avokatëve mbrojtës.
Ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, janë të akuzuar për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
I kontaktuar nga lajmi.net, ish-kreu i këtij Komisioni, Agim Çeku, ka thënë se vendimet e drejtësisë duhet të respektohen.
“Vendimet e drejtësisë nuk komentohen, nuk ndikohen,por respektohen. Ky është komenti im”, ka thënë shkurt Çeku.
Mediumi ka kontaktuar edhe Smajl Elezajn, i cili po ashtu është i përfshirë në këtë rast.
Ai ka thënë se nuk është në dijeni për këtë vendim të Apelit.
“Nuk jam në dijeni, prej jush po dëgjoj”, ka thënë shkurt Elezaj.
Edhe Rrustem Berisha thotë se nuk është në dijeni në lidhje me vendimin e Apelit.
“Jo nuk jam në dijeni për këtë vendim. Askush asgjë nuk na ka njoftuar deri më tani”, ka thënë shkurt Berisha për lajmi.net.
Gjykata e Apelit ka njoftuar se, nuk është pranuar ankesa për Agim Çekun, Nuredin Lushtakun, Sadik Halitjahën, Shkumbin Demaliajn, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Rrustem Berishën, Faik Fazliun, Smajl Elezajn dhe Fadil Shurdhajn.
Në anën tjetër, sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Fadil Shurdhaj.
PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..
Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68,153,533.14 euro.
Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...