Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur ekskluzivisht për Info Magazine të Klan Kosovës në lidhje me kërcënimin me vdekje që është bërë ndaj tij nga persona të panjohur.
I pari i komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se dyshon që këtë kërcënim e kanë bërë njerëz të nacionalitetit serbë, por se ai nuk ka përmendur emra apo individë, njofton Klan Kosova.
”Nuk mund t’i them të gjitha sepse hetuesia është duke u marr fuqishëm në këtë drejtim, për ta parë se kush është ai që po e kërcënon kryetarin”.
”Nuk jam i shqetësuar fare sepse e di pse kam ardhur në Mitrovicë dhe e di pse po punoj. Kam bërë punën e njëjtë për secilin qytetar pavarësisht nacionalitetit”.
”Kam punuar të bëjë paqe në Mitrovicë e ska gjë që më ndal e as kërcënim”.
”Unë do të jem aty pavarësisht kërcënimeve, nga njerëzit të tillë të cilët unë i njoh si kriminel”.
”Është një email i cili ka ardhur e atë e kemi raportuar në organet e policisë dhe shumë shpejt janë duke e trajtuar nga cili vend është ardh”.
”Mendoj se është nga ana e serbëve. Që i bien të jenë kundër hapjes së urës së Ibrit”.
”Në letër mua më quajnë si terrorist por nuk dua t’i them hapur të gjitha fjalët që mi kanë thënë mua”.
”Jam këtu për t’ju thënë qytetarëve të Mitrovicës që të qëndrojnë të qetë në këtë proces në modelin të cilin e kanë bërë deri më sot sepse kryetari gjithnjë punon shumë për ta dhe ky proces assesi nuk duhet të del jasht kontrollit”./klan kosova/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...