Analisti Adri Nurellari, njëherit këshilltar i kryepralametarit Kadri Veselit, ka komentuar mesazhin e zëvendësndihmësit të sekretarit të SHBA-ve, Matthew Palmer, për të cilin tha se nuk është i befasishëm.
“Që kur është diskutuar për hapjen fazës së re të dialogut mesazhet kanë qenë të qarta që Kosova të gjejë zgjidhje kreative, të mos qëndrojë në pozicion të ngurtë”.
“Ky është një lloj reflektimi dhe frustrimi që kanë partnerët ndërkombëtare për atë se sa shumë kohë është duhet u humbur me manovra politike ditore dhe jo përmbajtjesore, duke shmangur një angazhim serioz për t’i dhënë fund një problemi”.
Nurellari në Info Magazine vlerësoi se uniteti i brendshëm politik është i domosdoshëm për të vazhduar në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.
“PDK-ja ka dhënë e një platformë për dialogun duke kërkuar bashkëpunim dhe kohezion të brendshëm sepse pozicioni i Kosovës dobësohet sa herë ka një përçarje të brendshme për arsye elektorale”
“Sinteza është që kërkohet një maturi, kërkohet më tepër unitet për ta parë procesin jo si diçka të politikës ditore po si diçka më të madhe”.
Sipas tij një situatë e tillë “konflikt i ngrirë” ka mundësi të zgjasë për një kohë të gjatë në qoftë se mungon vullneti dhe kurajo për të shtyrë procesin përpara./klan kosova/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza