Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, në një prononcim për medie e sqaroi shkarkimin e drejtorit të Arsimit Jonuz Salihaj.
Ai tha se ky shkarkim u bë me kërkesë të AAK-së për shkak mos pajtueshmërisë të punës të cilën e bënte Salihaj, raporton arbresh.info.
Ahmeti gjithashtu tha se deri ne fund të kësaj jave do të emërohen edhe drejtorë të rinj.
“Këtu për shkak drejtorive të zbrazëta e kemi bërë një rritje. Ai është liruar nga detyra me kërkesë të AAK së për shkak mospajtimeve. Ata nuk janë pajtuar me punën e tij. I kemi bërë disa ndryshime dhe me këtë rast i kemi bërë disa edhe ne drejtori. Adonis Tahiri është drejtor i ri inspekcionit dhe deri në fund të javës do emërojmë edhe drejtorë të rinj. Kjo o më e mira për me e rrit efektivitetin. AAK do ta kenë edhe drejtorinë e administratës”, tha ai.
Veç tjerash ai tha se PSD do t’i ketë Drejtorinë e Inspekcionit dhe të Arsimit./Arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës