Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Adnan Merovci të premten është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Komisioni Hetimor për gjendjen në Telekom.
Merovci ka thënë se asnjëherë nuk është ftuar për deklarim rreth gjendjes në PTK.
“ Pozitën e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, e kam mbajtur në periudhën 1 gusht 2008 deri me 9 shtator, vetëm pese javë dhe kam dhënë dorëheqje. Ndihem shumë mirë që kam marrë ftesë sot pasi janë zhvillu hetime të ndryshme dhe nuk jam ftuar asnjëherë të deklarohem unë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar rreth kontratës me Dardaphone dhe dorëheqjen e tij, raporton arbresh.info.
Unë për disa janë kam mbledh informacione dhe kam bisedu me të gjithë drejtorët rreth kontratës më Dardaphone që më është propozuar nga Bordi për kam kërkuar 6 muaj për hulumtim rreth kësaj çështje e me pas të jap një përgjigje. Më është ofruar nënshkrimi i kontratës dhe unë kam refuzuar, e kam nënshkrua parakontratën dhe menjëherë kam dhënë dorëheqje, arsyeja e dytë e dorëheqjes ka qenë dorëheqja e madhe e Bordit që kjo kontratë të nënshkruhet brenda vitit”, ka thënë ai.
Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Liburn Ahmeti ka pyetur se kush kanë qenë anëtarë të Bordit të PTK-së atë kohë.
“Anëtarë të Bordit kanë qenë, Rexhë Gjonbalaj, Nuhi Ahmeti, Elmaze Pireva, një serb që nuk po më kujtohet dhe Abdyl Imeri. Bordi gjithmonë ka bërë presion profesional dhe unë përmes tij e kam pa edhe presionin prej politikës sepse drejtpërdrejtë prej saj nuk kam pas”, ka thënë ai
Aliu e ka pyetur Merovcin nëse e njeh Blerim Devollin dhe Ardian Shatkun.
“Po për Blerim Devollim kam dëgjuar sepse ka ardhë dhe është takuar me mu bashkë në takim ka qenë edhe Ardian Shatku, ai takim ka zgjatë 5 minuta dhe drejtori financiar më ka thënë se Ardiani e ka një detyrim financiar ndaj Postës dhe unë e kam ngrit ketë çështje”, ka thënë Merovci.
Ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Bekim Haxhiu ka pyetur se e kujt ka qenë ideja për nënshkrimin e parakontratës.
E Haxha ka thënë se Posta e ka thirr palën dhe u kanë thënë që të bëhet një para marrëveshje pasi pala nuk ka mund të insistoi për kontratë por presioni ka ardhë nga Bordi.
Ish-kryeshefi i PTK-së ka thënë gjithashtu se pavarësisht se ka pas mundësinë që të ketë shpenzime pa kufi asnjë nuk e ka shfrytëzuar. Sipas tij edhe udhëtimin për në punë e ka barë me veturë personale.
Ndryshe Merovci në fillim të intervistimit përmes një teksti të lexuar është betuar se gjatë intervistimit do të tregoj vetëm të vërtetën.
Intervistimi i ish-kryeshefit tjetër të PTK-së, Shyqeri Haxhës do të fillojë në orën 12:00. Haxha nuk gjendet në Kosovë andaj intervistimi pritet të bëhet përmes skype, ka bërë të ditur kryesuesi i komisionit, Visar Ymeri./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...