Në një konferencë për shtyp të mbajtur në ndërtesën e komunës së Deçanit, zyrtari i lartë ushtarak i NATO-s tha se beson që politikanët do t’i zgjidhin këto çështje.
“Nuk kam idenë se çka përmban. Edhe në Kosovë edhe në Serbi i keni zyrtarët që i keni zgjedhur në formë demokratike dhe besoj se ajo që do të sjellin do të jetë demokratike, sikurse zyrtarët tuaj edhe unë besoj se ata do të ulen e do të bisedojnë për t’i zgjidhin këto çështje. Ne besojmë se ata do të vijnë me zgjidhje për lirinë e lëvizjes”, tha Foggo.
Përveç takimit me kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, admirali i NATO-s bashkë me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoucci, kanë vizituar edhe Manastirin e Deçanit.
Në takimin në komunë, ata kanë folur edhe për rrugën Deçan- Plavë, punimet e të cilës kanë nxitur kundërshtimin e drejtuesve të Manastirit.
“Ekziston një ligj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që është pjesë e UNESCO. Përfaqësuesit që marrin pjesë kanë interesa politike dhe ekonomike dhe ata i shohin çështjet brenda dhe jashtë Manastirit edhe ministri edhe kryetari më siguruan se do të veprojnë në bazë të ligjit”, tha Admirali Foggo.
Edhe ministri Lekaj tha se kanë rënë dakord që punimet të mos bëhen brenda zonës së mbrojtur.
“Ne u dakorduam se nuk do të veprojmë në njërën anë dhe rruga do të vazhdojë si kur është duke vazhduar, përveç atyre katër kilometra e gjysmë sepse është në te mirë të zhvillimit ekonomik dhe jetës së mirë. Ne duhet të veprojmë në kuadër të ligjeve, të gjithë ë kanë të njëjtin qëllim, për të mirë të qytetarëve, ne do të gjejmë një zgjidhje në tavolinë”, tha ministri Lekaj.
Edhe kryetari i komunës Ramosaj tha se “nuk do të bëjmë asnjë intervenim” pa pëlqimin e palëve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?