Partitë politike nuk do të kenë edhe shumë përfitime nga personat të cilët po aderojnë ditëve të fundit në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Të paktën ky është opinioni i njohësve të çështjeve politike.
Në një përgjigje dhënë arbresh.info, Blerim Burjani, analist politik, këto aderime i sheh më shumë për qëllime personale për individ të caktuar se sa që do t’i sjellin elektorat subjekteve në të cilat po aderojnë.
“Nuk do te këtë edhe shume përfitime prej këtyre njerëzve të shumtë që transferohen nëpër parti të ndryshme madje që edhe nuk kanë asgjë të përbashkët as me individin që udhëheq partinë e as programin, kjo vërehet dukshëm se kalimet apo transferet bëhen për qellim personale dhe nuk i intereson edhe aq subjekti politik. Pra, është çështje thjeshtë e perceptim publik se kush mund të dal në zgjedhje me një rezultat më të mire dhe për të pasë gjasa që të angazhohet në qeveri apo si deputet”, ka vlerësuar Burjani.
Sipas tij, është e çuditshëm se si individët e caktuar janë duke shkuar në ato parti të cilat deri dje i kanë nënçmuar.
Ndërsa ka shtuar se vullneti i qytetarëve për t’i përqafuar këto “riciklime” është i zbehtë.
“Ka shume çudira me disa njerëz të cilët e kanë vlerësuar veten lartë dhe kanë shkuar në parti që i kanë nënçmuar dhe vazhdojnë edhe më tutje edhe sot t’i nënçmojnë ato. Nuk ka përfitime në elektorat ose mjaft zbehtë edhe pse nuk duhet nënvlerësuar. Marketingun më të madhe deri më sot me transferet e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik i ndarë në dysh. Njerëzit e PDK-së vazhdojnë të forcohen në këtë subjekt, deri në dobësimin e këtij lideri aktual, që ka ky subjekt anarkik. Pak ka vullnet tek qytetarët apo fare për këto zgjedhje për riciklim të njerëzve dhe subjekteve politike. që e sollën shtetin dhe qytetarin po e ndjekin prej Kosove”, ka thënë Burjani.
Aderimet e fundit në partitë politike i ndanë në dy pjesë njohësi tjetër Faik Krasniqi.
Në përgjigjen e dhënë për arbresh.info, Krasniqi ka deklaruar sa ka dy lloj aderimesh.
Përderisa i sheh si hap pozitiv aderimet e personave nga shoqëria civile të njëjtin mendim nuk e ka edhe për aderimet e politikanëve të cilët lëvizin nga një parti, në një parti tjetër.
“Aderimet e njerëzve që kanë qenë pjesë e shoqërisë civile, ose s’kanë pasur poste shtetërorë, janë aderime të shëndosha. Njerëz që sinqerisht futen në politikë me shpresën për të ndryshuar diçka për të mirë. Kurse aderimet e individëve që lëvizin nga një parti në partinë tjetër, janë lëvizje për interesa të tyre personale. Kemi parë aderime të njerëzve që kanë shijuar çdo post nga ish-partia, është prishur me partinë dhe kërcen tek partia tjetër. Ata nuk sjellin dobi as për shtetin, as për popullin dhe as për partinë. Janë njerëz të dëmshëm për shtetin dhe shoqërinë. Edhe partitë pësojnë me aderimin e këtyre njerëzve, sepse elektorati irritohet shkaku i njerëzve të tillë dhe mund t’i ndëshkojnë në zgjedhje. Çdo aderim i njerëzve të pastër nëpër partitë politike, do të thotë se ajo parti ka vlera dhe konsiderohet serioze për t’i fituar zgjedhjet”.
Krasiniq ka thënë se në vendin tonë vota nuk sjellin personat e pastër, por matrapazët.
Ndërsa shton se edhe kjo legjislaturë do të jetë e mbushur më matrapaz, këngëtar e floktarë.
“Por në Kosovë s’do të thotë të jesh intelektual dhe njeri i pastër dhe të fitosh vota. Në Kosovë votohet sipas interesit. Më shumë fitojnë vota matrapazët se sa një intelektual i mirëfillte. Jo rastësisht nuk janë stërfryer listat e veteranëve të UÇK-së. Ato përkthehen në vota për partitë që kanë manipuluar me këto lista. Kështuqë edhe kjo legjislaturë do të jetë e mbushur me lloj-lloj gangsteri dhe matrapazi, por edhe me këngëtarë dhe floktare”.
Deri më tani shumë pjesëtarë të shoqërisë civile i janë bashkuar partive politike. Në mesin e aderimeve ka edhe politikanë që si pasojë e pakënaqësive kanë ndërruar subjektet politike./V.Selimi/arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...