“Nuk mund të na bindë askush që Serbia do të heqë dorë nga një pjesë e territorit dhe nuk do të kërkojë asgjë. Kjo është aventurë politike. Është sllallom në terren të panjohur”
Publicisti Faton Abdullahu ka thënë se propozimi i presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë është “aventurë politike” dhe “sllallom në terren të panjohur”, që mund të krijojë shumë probleme për vendin.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se nuk ka nevojë të shkohet përtej ofertës maksimale që ka bërë vendi për serbët që jetojnë brenda kufijve, në formën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Ka shkaktuar shumë konfuzitet dhe paqartësi, saqë gjendja është alarmante. Ai i ka dhënë vetes të drejtë të mos i thotë shumë gjëra të cilat do të duhet të na i sqarojë. Ka edhe dimension qesharak. Është brengosëse dhe alarmante, kjo ide”.
“Fokusi i ndërkombëtarëve, i BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është më si dikur. Nuk mund të na bindë askush që Serbia do të heqë dorë nga një pjesë e territorit dhe nuk do të kërkojë asgjë. Kjo është aventurë politike. Është sllallom në terren të panjohur”.
“Nëse nga presidenti vije një propozim i tillë dhe lë të kuptohet se mund të merret vesh me palën tjetër, atëherë ndërkombëtarët presin të shohim çfarë do të jetë ajo marrëveshje. Por si mund t’i lihet një njeriu kjo gjë. Shumica janë kundër kësaj ideje, megjithatë”.
“Kosova si shtet e ka ofertën e saj për serbët e Kosovës. Edhe Asociacioni është ofertë e Kosovës për serbët brenda Kosovës. Ne duhet të jemi konsistentë në këtë gjë”.
“Ju si parti(i drejtohet Avni Klinakut nga Lëvizja për Bashkim), bashkë me presidentin Hashim Thaçi po i bëni më shumë dëm se kushdo tjetër shqiptarëve të Preshevës. Sepse kjo ide nuk mund të realizohet”.
“Pse Thaçi nuk jep shpjegime? Pse jo ide nuk është diskutuar ndryshe? Pse këtë ide nuk po e përkrahin kaq shumë forca politike në Kosovë? Pse ajo ide nuk po diskutohet në kuvend?”.
“Tradicionalisht në tavolina të bisedimeve ku nuk kanë qenë miqtë tanë, shqiptarët kanë humbur shumë dhe kanë bërë lëshime të mëdha. Presidenti Thaçi asnjëherë më parë nuk e ka thënë këtë marrëzi, ndaj nuk ka pasur reagim të miqve”. /klankosova.tv/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...