Publicisti Faton Abdulladu gjatë emisionit Zona e Debatit në Klan Kosova e ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, për konfuzitetin e krijuar në klasën politike në vend me propozimin e tij për korrigjimim e kufijve.
“Nuk e kemi një propozim, ide, koncept, vizion se si do t’ia bëjmë tutje me Serbinë. Por, ne e kemi një propozim nga presidenti Thaçi, që ka edhe gjëra konkrete, por kemi edhe një refuzim ndaj tij dhe gjithë kjo çka ne po bëjmë sot me dialogun është rreth këtij propozimi të Thaçit. Ne jemi përqendruar shumë rreth kësaj”.
“Unë konsideroj se Thaçi e ka dhënë shumë herët propozimin. Është dashur të merret vesh me Kuvendin e Kosovës. Ka qenë e hershme. Është dashur të presë dhe të flasë me ndërkombëtarët”.
“Presidenti e ka përçarë klasën politike në raport me Serbinë. Jemi duke u përçarë kot me propozimin e tij. Sikur të mos ishte ky propozim, klasa politike do të gjente një të tillë. Duhet ta lëmë anash që të konsolidohemi. Duhet dalë nga kjo krizë institucionale në Kosovë, prandaj duhet shkuar në zgjedhje, deklaroi ai./klan kosova/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...