Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit, ku kryeministri Kurti po raporton për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e arritur më 18 Mars në Ohër, thotë se ndjen keqardhje për ndryshimin e pozicionit të Kurtit.
“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke ishte një nga kushtet e Kurtit në këtë kuvend, e s’kanë kaluar as dy muaj marrëveshja e pranuar në Ohër parasheh qartë aranzhimet e menjëhershme të vete menaxhimit të serbëve në Kosovë, me një marrëveshje pa njohje në të. S’po flas për ideologjitë e tij e ndryshimet nga jo negociata, e jo për dialogun pas kërkim faljes, e as për kushtet e tij të gushtit 2022, marrëveshje finale e reciprocitet të drejtave të shqiptarëve në Luginë, kompensime të dëmeve e marrëveshjeve paraprake. Po flas për gjashtë kushtet e fundit që u thanë dy muaj më parë. Për këto qëndrime, për pozicionin ndryshues të Albin Kurtit, unë ndjej sinqerisht vetëm keqardhje. Çfarë fati politik. Ndjej keqardhje për të shfrytëzuarit e më së shumti për humbje kohe të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tha se raportimet e Kurtit ne kuvend kanë humbur peshën, për shkak se sipas kryetarit të LDK-së, ky i fundit flet kur ka përfunduar gjithçka, shkruan arbresh.info.
“Raportimet e Kurtit në kuvend kanë humbur esencën pasi ose bëhen kur ka përfunduar gjithçka ose partitë politike dhe deputetët mbesin në terr informativ ose edhe më rëndë humbasin peshën e fjalëve pasi çdo gjë që thuhet këtu zhbëhet në një takim të radhës në Bruksel, ose në një paraqitje televizive”, tha ai.
Abdixhiku referuar çështjes së Asociacionit, për të cilin Kurti e pranoi se qëndron brenda marrëveshjes, tha se ndjen keqardhje për fatin tragjik politik të Kurtit dhe humbjen që mori Republika e Kosovës.
“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, ishte ndër kushtet e Kurtit. Nuk kanë kaluar as dy muaj dhe aneks marrëveshja parasheh qartë nisjen e diskutimeve për vete menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. Po flas për 6 kushtet që u thanë vetëm dy muaj më parë. Për këto qëndrime dhe pozicionin ndryshues të Kurtit ndjej vetëm keqardhje. Çfarë fati tragjik politik. Ndjej keqardhjeje për humbjen e Kosovës së Republikës së Kosovës. Unë në brengë e kam qëndrimin politik të Republikës dhe mungesën e plotë të kredibilitetit”, u shpreh Abdixhiku./arbresh.info/
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...