Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se deklarimet publike të presidentit Hashim Thaçi që duhet të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë i kanë bërë shumë dëme vendit.
Ai ka thënë se Thaçi ka parandaluar njohjet për Kosovën dhe ka ndikuar që të ketë më shumë çnjohje.
“Ka deklaratë të Thaçit në SHBA dhe komunikatë të presidencës ku thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të korrigjojnë kufirin në veri. Është komunikatë e lëshuar nga presidenca, në të cilën për herë të parë presidenti e pranon se ka diçka defekt në veri. Ai ia ka bërë dëm të jashtëzakonshëm Kosovës. Pasi ka përhapur idenë ka parandaluar njohjet. I ka dhënë hapësirë Serbisë të ndikojë në çnjohje. Tash na thonë se duhet të prisni marrëveshjen finale për t’ju njohur. Ai ka legjitimuar Serbinë si faktor kryesor për njohjen e Kosovës si shtet. Pretendimet territoriale të Serbisë janë të dëmshme për ne sepse e atakojnë thelbin e Kosovës. Në asnjë rrethanë, në asnjë çmim, LDK-ja s’lejon të diskutohet për kufijtë e Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku në “Interaktiv” të KTV’së.
Ai është shprehur i bindur se ideja për korrigjim të kufirit nuk buron prej SHBA-së.
Abdixhiku ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit Haradinaj se taksa po e parandalon ndarjen e vendit.
“Ndarja e Kosovës parandalohet nga vullneti politik në vend. Nëse ne kemi qëndrim negativ ndaj ndarjes pamundësohet kjo. Po që se do kryeministri ta parandalojë ndarjen ai duhet të jetë në negociata. Ai ka abstenuar nga kjo detyrë. Aty s’duhet të ketë zgjedhje a dua apo nuk dua të marr pjesë”, ka shtuar ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...