Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se është vështirë e konceptueshme që dikush të fus në diskutim territorin e shtetit të vet pa ndonjë hall të madh.
Abdixhiku ka thënë se LDK-ja me një fushatë të mirë mund të arrijë deri në 40 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Ai, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se me prekjen e kufijve të Kosovës, vihet në pyetje ekzistenca e shtetit të Kosovës.
“Në momentin kur Thaçi artikulon nëpër botë idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës, kalojmë në një temë të re të diskutimit të vet shtetësisë së Kosovës. Pra nuk bëhet fjalë a do të fitojmë apo humbim territor, por bëhet fjalë se a do të kemi apo jo shtet”.
Deputeti opozitar ka thënë se është lajm i mirë që fuqitë e mëdha janë të interesuara që çdo marrëveshje të ketë edhe mbështetjen e shumicës shqiptare.
“Kjo ide (Thaçit) nuk ka pasur mbështetje politike në Kosovë, dhe lajmi i mirë është se fuqitë e mëdha janë të interesuara që çdo marrëveshje të ketë edhe mbështetjen e shumicës shqiptare në Kosovë”.
Abdixhiku ka thënë se në bazë të supozimeve, Thaçi po e fut në diskutim territorin e Kosovës nga frika që ka nga Gjykata Speciale.
“Nuk po bazohem në fakte (në atë që po e them), por në supozime të bëra në bazë të rrethanave të krijuara, nuk besoj se një individ pa ndonjë hall dhe zor të madh, mund të fus në diskutim territorin e shtetit të vet”.
“…Por këtu nuk është në pyetje vetëm territori, por kontestohet edhe subjektiviteti ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës, deklarata e Pavarësisë së Kosovës, deklarata e GJND-së, e kështu me radhë. Unë e kam thënë se njëra prej rreziqeve që i vjen Thaçit është ajo e Gjykatës Speciale, dhe këtu derivon edhe interesi (Thaçit) për të diskutuar”, deklaroi Abdixhiku./RTV Dukagjini/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...