Disa nga zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës në raportet tremujore të punës patën përmendur disa gjëra të pazakonta. Njëri nga zëvendësministrat kishte pasur telashe me reshjet e shumta të shiut, një tjetër kishte shkruar se po ndihet komod me postin që ka marrë e një tjetër përmes raportit i ishte treguar Haradinajt se ishte takuar me të. Mirëpo këso lloj raportesh nuk do të lexojë më kryeministri Haradinaj, pasi Qeveria ka vendosur që zëvendësministrat të raportojnë vetëm para ministrave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Analisti politik, Haki Abazi ka thënë për “Zërin” se shkaku i punës së dobët të zëvendësministrave e po ashtu të ministrave, ata nuk kanë pse të raportojnë. Ai i ka quajtur zëvendësministrat “parazitë të buxhetit të Kosovës”.
“Më zëvendësministrat nuk raportojnë, sepse nuk kanë çka të raportojnë, pasi puna e tyre bashkë me ministrat është jashtëzakonisht e dobët. Nga njerëzit me përgjegjësi institucionale ata janë bërë parazitët e buxhetit të Kosovës. Kryeministri e ka humbur rrugën sa i përket menaxhimit të brendshëm dhe tanimë është e qartë që partnerët në koalicion janë me armiqësi dhe janë aty vetëm për të përfituar nga buxheti dhe nga punësimet familjare dhe nepotiste”, ka thënë Abazi, përcjell zeri.info.
Sipas tij një vend i vogël si Kosova nuk ka pasur nevojë për numrin aktual të zëvendësministrave ndërsa ka shtuar se kjo ka ndodhur për të krijuar balancë ndërmjet partive të PAN-it.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...