Dega e AAK-së në Pejë në takimin e sotëm të kryesisë së saj, ka dal me qëndrimin kundërshtues ndaj projektit të përfolur për ndërtimin e Hidrocentralit në Lumbardh.
“AAK dega në Pejë do të punojë me ngulm në vijën institucionale që ky projekt mos të realizohet dhe secili veprim që është ndërmarrë do të kërkohet të anulohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të degës së kësaj partie.
Reagimi i plotë nga dega e AAK-së në Pejë:
Dega e AAK-së në Pejë ka shqyrtuar projektin e aprovuar si investim strategjik të ndërtimit të Hidrocentralit në rrjedhën e Lumbardhit të Pejës.
AAK-ja kundërshton realizimin e mundshëm të këtij projekti ngase ky projekt dëmton ambientin, florën e faunën në këtë pjesë dhe poashtu rrezikon zhvillimin e turizmit si degë strategjike të zhvillimit ekonomik të Komunës së Pejës.
Përmbushja e nevojave për energji që ka vendi ynë tashmë po bëhet realitet me investimin në Termocentralin Kosova e Re, ndërsa përmbushja e kritereve që duhet të realizoj Kosova për energji të ripërtritëshme tashmë me investime në energjinë solare dhe në atë me erë vetëm që ka marrë formën e vet.
Ndërtimi i Hidrocentralit në Lumëbardh në zonën e Rugovës nuk mund të arsyetohet në asnjë rrethanë ngase ky projekt nuk është jetik për qytetarët e Komunës së Pejës e në anën tjetër seriozisht dëmton ambientin dhe qëllimet strategjike të Komunës sonë.
AAK dega në Pejë do të punojë me ngulm në vijën institucionale që ky projekt mos të realizohet dhe secili veprim që është ndërmarrë do të kërkohet të anulohet.
AAK dega në Pejë fton gjithë qytetarët të kenë besim në institucionet e vendit dhe të mos shqetësohen ngase një projekt i tillë që dëmton interesat e banorëve të komunës sonë nuk do të realizohet.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin