Autoriteti i Aviacionit Civil përmes një komunikate të lëshuar për medie ka thënë se ushtrimi i djeshëm tregon gatishmërinë e agjencive përkatëse brenda dhe jashtë aeroportit për të reaguar dhe ofruar ndihmë të menjëhershme për udhëtarët në rast të ndonje aksidenti.
“Ushtrimi tregon gatishmërinë e agjencive përkatëse brenda dhe jashtë aeroportit për të reaguar dhe ofruar ndihmë të menjëhershme për udhëtarët në rast të ndonje aksidenti. Ky ushtrim është monitoruar dhe vlerësuar nga inspektoret e Autoritetit të
Aviacionit Civil të Kosovës.”, thuhet në komunikatë.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil:
“Autoriteti i Aviacionit Civil dje në ANP “Adem Jashari” ka mbajtur ushtrimin gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave. Ky ushtrim mbahet çdo dy (2) vjet dhe është i bazuar në kërkesat rregullatore të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në përputhje me standardet me të larta të Agjencisë Europiane për Siguri të Aviacionit (EASA) si dhe Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).
Në këtë ushtrim marrin pjesë njësitë zjarrefikse dhe të kerkim shpëtimit si dhe njësitë tjera me përgjegjësi të aeroportit si dhe të gjitha autoritetet shtetërore
përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil të Republikën e Kosovës duke përfshirë këtu edhe FSK-në, Policinë dhe institucionet shëndetësore.
Ushtrimi tregon gatishmërinë e agjencive përkatëse brenda dhe jashtë aeroportit për të reaguar dhe ofruar ndihmë të menjëhershme për udhëtarët në rast të ndonje aksidenti. Ky ushtrim është monitoruar dhe vlerësuar nga inspektoret e Autoritetit të
Aviacionit Civil të Kosovës.”/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1115247178673885/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...