Gjatë ditës së diele në media kanë qarkulluar disa lista me emrat e veteranëve, të cilët Prokuroria Speciale po i cilëson si mashtrues. Lista është pjesë e një aktakuze të përpiluar fillimisht prokurori special tashmë i dorëhequr, Elez Blakaj. Këto lista Prokuroria Speciale e Kosovës i ka dërguar javën që e lamë pas në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Por, disa ditë pas, ish-prokurori Balakaj po pretendon se në këto lista të përpiluara fillimisht nga ai, ka ndërhyrje dhe se sipas tij aty janë shtuar edhe 2 mijë emra të tjerë. Blakaj ka kërkuar që prokurori i cili e ka marrë rastin, të deklarohet rreth kësaj ndërhyrje siç ai e quan. Por kush është prokurori i ri i cili e ka marrë lëndën e lënë në gjysmë nga Blakaj, shkruan Gazeta Express.
Rreth kësaj çështje të gjithë janë të rezervuar. As kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, e as kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Reshat Millaku, nuk e kanë bërë publik asnjëherë emrin e prokurorit special i cili do të merret me veteranët e rrejshëm. Ani se patën deklaruar se gjatë muajit gusht do të dihet prokurori i ri.
Por, lënda e lënë në gjysmë nga Elez Blakaj tashmë gjendet në gjykatë, e nënshkruar nga prokurori i ri i cili po merret me këtë rast. Ish-prokurori Blakaj, tash po pretendon se në listat e bëra publike gjatë këtyre ditëve me emrat e veteranëve të rrejshëm ka ndryshime. Ai përmes një statusi në Facebook, nga Amerika, ka deklaruar se ka vërejtur se në listë janë shtuar 2 mijë emra të rijnë, shkruan Express.
“Së pari aktakuza paska pësuar ndryshime nga ajo që e kam përpiluar unë, sepse janë rreth 2.000 persona më shumë, për të cilët nuk kam as informacion se si janë selektuar dhe sesi janë përfshirë në aktakuzë”, ka shkruar ai.
Blakaj ka thënë se aktakuza ka ndryshuar, dhe se nuk mban përgjegjësi për këtë.
“Ajo që është më me rëndësi për të informuar publikun është se unë Elez Blakaj, tani ish-Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk mbaj përgjegjësi për aktakuzën e ndyshuar/plotësuar dhe nënshkruar nga një prokuror tjetër, e as per publikimin e emrave, sepse ekziston nje parim i cili duhet respektuar-prezumimi i pafajsise”, është shprehur Blakaj.
Ish-prokurori special ka thënë se për këtë duhet kërkuar llogari në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
“Për këtë aktakuzë pyetjet duhet të gjithë ti drejtojnë në Prokurorinë Speciale te prokurori që e ka nënshkruar aktakuzën. Mënyra se si janë duke vepruar me aktakuzën përmes luftës speciale, duke publikuar pjesë të caktuara dhe duke i interpretuar ato, është rruga më e gabuar që kanë zgjedhur dashakqinjtë e veteranëve të vërtetë dhe të Kosovës”,ka shkruar Elez Blakaj.
Ndërkohë, aktakuza e veteranëve e cila u bë gati nga ish-prokurori Elez Blakaj ishte dorëhequr pa e dërguar atë në gjykatë. Blakaj akuzonte pikërisht eprorin e tij, Reshat Millakun, se e ka “tradhtuar” gjatë përgatitjes së kësaj lënde.
Në letrën publike të shkruar nga Elezaj thuhej se ai dhe Millaku ishin dakorduar që për hetimet rreth listave të veteranëve të mos e informojnë kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi.
Blakaj akuzonte Lumezin se e ka penguar në punën e tij kur ka marrë në pyetje politikanë rreth aferës “Pronto”, por edhe gjatë hetimeve në rastin e veteranëve të rrejshëm. /GazetaExpress/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...