A po bëhet skllotë bora e Thaçit? Vazhdon takimi i liderëve qeveritarë

17:44 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Tashmë prej një ore po vazhdon takimi mes liderëve të koalicionit.

Të pranishëm janë kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, e zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, raporton arbresh.info.

Bëhet e ditur se ky takim është thirrur për shkak të mospajtimeve lidhur me taksën prej 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Prej ditësh është vërejtur çarja tek partnerët qeverisës, pasi  Veseli kërkoi pezullimin e taksës për 120 pas kërkesës së SHBA-ve, e Haradinaj refuzoi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme