Qeveria e Kosovës ia ka anuluar lejen presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të shkuar në zonën e Drenicës.
Megjithatë, në bazë të raportimeve të mediave serbe ai është nisur për të vizituar fshatin Banjë të Skënderajt, shkruan lajmi.net.
Lajmi.net ka kontaktuar me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacollin, të cilin e ka pyetur se nëse në rast se Vuçiq shkon në Drenicë a mund të ndodhë arrestimi i tij.
E përgjigja e Pacollit ishte se nuk e di se si Vuçiq mund të arrijë atje, pasi që të gjitha rrugët për në Banjë janë të bllokuara.
Ai tutje ka thënë se më e mira e gjithë kësaj do të ishte që Vuçiq ta anulojë vizitën e tij në Banjë.
“Nuk e di se si ai do të shkojë atje. Qeveria e ka tërhequr lejen që ai ta vizitojë atë zonë. Më e mira do të ishte që ai të anulojë vizitën atje dhe të mos shkojë. Tash do të shohim”, ka thënë Pacolli.
Kujtojmë se një numër i madh i qytetarëve po protestojnë kundër vizitës së Vuçiqit në fshatin Banjë të Skënderajt./Lajmi.net/
Del edhe një vullnetar për portën e Barcelonës, ish-gardiani...
Blinken: SHBA mbështet plotësisht `Paktin për të Ardhmen`
BE: Serbia të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Ban...
Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin ...
Yll Limani feston sot 30 vjetorin e lindjes
Konjufca: Afrim Bunjaku është shembulli më i vyer se si duhe...