E ardhmja e FSK-së pritet që të vendoset të premten e javës së ardhshme, kur deputetet e Kuvendit pritet që të votojnë për projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Nga ajo ditë do të nisë transformimi i FSK-së në Ushtri, proces i cili mund të zgjasë me vite.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, të hënë pas mbledhjes së Kryesisë deklaroi se më 14 dhjetor do të bëhet transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Mirëpo në ligjet për transformimin e FSK-së për shndërrimin në ushtri, janë të nevojshme dy të tretat e votave të minoriteteve.
E lidhur me këtë në një përgjigje për lajmi.net, Leke Batalli, nga Instituti për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se sipas Kushtetutës, votat e minoriteteve kushtëzojnë vetëm miratimin e legjislacionin me interes vital, sipas nenit 81, dhe amandamentimin e Kushtetutës.
“Sipas Kushtetutës, votat e minoriteteve kushtëzojnë vetëm miratimin e legjislacionin me interes vital, sipas nenit 81, dhe amandamentimin e Kushtetutës. Pasi që ushtria po formohet brenda aranzhimit aktual Kushtetues së Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk duhet të amandamentohet Kushtetuta, pra nuk nevojiten 2/3 e votave të minoriteteve. Andaj ngelet të shihet nëse ligjet e reja rreth FSK-së janë paraparë në nenin 81 të Kushtetutës, rreth Legjislacionit me interes vital, për miratimin apo ndryshimin e të cilave kërkohet shumica e votave të deputetëve nga të pranishëm nga minoritetet. Pasi që ligjet në lidhje me siguri nuk janë paraparë në nenin 81, del se Kuvendit nuk i duhet shumica e tyre për të miratuar këtë pako ligjore”, ka thënë Batalli.
Ai po ashtu ka thënë se funksioni i një ushtrie nuk varet na emërtimi i saj, por nga kapaciteti për të qenë ofrues të mbrojtjes së një shteti.
Sipas tij, çështja e kompetencave të plota nuk ndërlidhet me procedurën e miratimit të projektligjeve por me përmbajtjen e projektligjeve dhe me aftësinë e shtetit të Kosovës për të realizuar atë që parashihet në to.
“Funksionimi i një ushtrie nuk varet nga emërtimi i saj por nga kapaciteti për të qenë ofrues të mbrojtjes së një shteti. Rrjedhimisht, çështja e kompetencave të plota nuk ndërlidhet me procedurën e miratimit të projektligjeve por me përmbajtjen e projektligjeve dhe me aftësinë e shtetit të Kosovës për të realizuar atë që parashihet në to. Thënë ndryshe, se a do të jetë në gjendje të përballojë ekonomikisht krijimin e një ushtrie të mirëfilltë”, ka thënë Batalli.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...