A kishte takime sekrete Thaçi-Vuçiq në Itali? Ja përgjigja e presidentit Thaçi

23:19 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, është pyetur nëse ka pasur takime sekrete mes tij dhe Vuçiqit.

Thaçi ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se të gjitha takimet mes tij dhe Vuçiqit kanë ndodhur në prani të liderëve të tjerë të Ballkanit.

Fatos Lubonja: Problemi tjetër pas kësaj është në politikat e brendshme, përse Thaci nuk e thotë këtë, por përdor një mënyrë me dyer të mbyllura, flitet gjithmonë biseda të fshehta me Vucicin, por nuk ua thonë shqiptarëve, në transparencën e një çështje kaq të madhe, sepse një nga gjërat kryesore që ka demokracia është pjesëmarrja në vendimarrje.

Ylli Rakipi: Thonë se ka takime sekrete, se jeni takuar në Itali…

Hashim Thaçi: Takime të mbyllura nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Takime të presidentëve të vendeve të rajonit, po. Unë para katër-pesë ditësh u takova me Vuçiqin në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mos prit nga unë që ta godasë me shpullë apo me grusht [Vuçiqin]. Luftën e kemi fituar. Dhimbjen më të madhe e kam të ulem me atë njeri në tavolinë. Është e vështirë dhe e rëndë, por është një zgjedhje e qytetarëve të Serbisë. Unë nuk mund ta ndërrojë, pse ka qenë bashkëpunëtor i Millosheviqit. As Serbia nuk mund ta ndërrojë Hashim Thaçin, me dikë tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme